PS puç ndaj Kushtetueses për Xhaçkës, sarkazma e gazetarit Lutfi Dervishi
Mazhoranca socialiste ka rrëzuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e detyronte Kuvendin të dërgonte për interpretim mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ndaj së cilës ka indicie se ka shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik”.
Shumica e deputetëve socialistë (65) abstenuan, ndërsa 9 votuan kundër të enjten në mesnatë, duke bërë që mocioni të mos merrte votat e mjaftueshme për t’u miratuar pavarësisht 25 votave pro të opozitës. Kjo është hera e dytë që mazhoranca në pushtet del kundër Gjykatës Kushtetuese, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cenojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Pas këtij skandali të rëndë, gazetari Lutfi Dervishi bëri një reagim epik në median sociale.
“Kemi Gjykatë Kushtetuese që ben interpretim e ligjeve dhe grupin parlamentar të PS që bën interpretimin përfundimtar të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese!” shkruan ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
