Protesta në Prishtinë në mbështetje të liderëve të UÇK! Reagon Rama: Vazhdoj pyes veten, pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ngritur ende zërin përmes një rezolute

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që u zhvillua sot në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, në mbështetje të liderëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama, flet me ton kritik për Kuvendin e Kosovës lidhur me çështjen.
“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, për sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij janë shqelmuar prej vitesh si hiçasgjë?!”, shkruan Rama në Facebook.
Kryeministri vazhdon postimin duke thënë se në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë sipas tij të të vonuar, Shqipëria do ta angazhonte menjëherë Kuvendin e saj për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik.
“Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asgjësimin e procesit të rregullt ligjor”, shprehet Rama.
Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, për sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij janë shqelmuar prej vitesh si hiçasgjë?!
Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asgjësimin e procesit të rregullt ligjor.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



