Portet do jepen pa garë! Investitorët strategjikë, kontroll privat mbi bregdetin me bekimin e Qeverisë

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste synon të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si do të ndërtohen dhe operohen portet turistike në vend, duke anashkaluar hapur konkurrencën dhe interesin publik.
Përmes një shtese në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike”, mazhoranca përmes deputetes Zamira Sina, kërkon t’u japë të drejtën investitorëve strategjikë që të ndërtojnë dhe operojnë porte pa iu nënshtruar asnjë procedure gare apo koncesioni.
Sipas dokumentit të propozuar, kur një subjekt përfiton statusin "Investitor Strategjik" dhe porti turistike është pjesë e projektit të tij, ndërtimi dhe operimi i këtij porti "përjashtohet nga parashikimi" i ligjit aktual, i cili kërkon procedura konkurruese,. Kjo do të thotë se portet, të cilat janë pasuri kombëtare, nuk do t'i nënshtrohen më garës për ofertën më të mirë, por do t’u jepen drejtpërdrejt subjekteve private që kanë marrë bekimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.
Në relacionin shpjegues të projektligjit, mazhoranca pranon se sipas kuadrit aktual ligjor, portet turistike duhet të jepen me koncesion ose përmes formave të tjera konkurruese. Megjithatë, ata argumentojnë se aplikimi i këtyre procedurave paralele me ligjin për investimet strategjike krijon "mbivendosje procedurash" dhe "vështirësi në realizimin e projekteve".
Në emër të "shpejtësisë" dhe "unitetit të projektit", nisma synon që kontrata për këto porte të mos lidhet më përmes një gare të hapur, por kushtet dhe dokumentacioni të përcaktohen thjesht me Vendim të Këshillit të Ministrave,. Kjo praktikë rrit rrezikun e klientelizmit, duke i kthyer portet turistike efektivisht në porte private të kontrolluara nga një grusht investitorësh.
Ajo që ngre më shumë dyshime është fakti se ky projektligj, i depozituar në shkurt të vitit 2026, nuk ka qenë i parashikuar në planin analitik të projekteve për vitin 2026. Pavarësisht kësaj, mazhoranca po nxiton ta kalojë, duke pretenduar se kjo do të nxisë "turizmin elitar", ndonëse në realitet po eliminon mbrojtjen e fundit ligjore që garantonte se pasuritë publike bregdetare nuk do të jepeshin pa garë.
Kjo nismë shënon një hap pas për sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit, duke krijuar një shteg të privilegjuar për ata që qeveria i klasifikon si "strategjikë", ndërkohë që u mbyll derën praktikave transparente të prokurimit publik.
Dy fjalë për propozuesen: Ajo që ka marrë përsipër të firmosë këtë ligj që dukshëm favorizon një grusht njerëzish, është Zamira Sina. Ajo u bë deputete nga listat e sigurta të Edi Ramës pasi e kishte sharë e telendisur kryeministrin poshtë zyrës së tij, nga Çadra e Lirisë së Lulzim Bashës.
Në fushatën ë 11 majit, ajo “shkëlqeu” në Vlorë, teksa ju thoshte votuesve “Hapni sytë o njerëz, si është bërë Vlora. Hënën në tokë nuk jua zbresim dot”./vna.al
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128