Gjokutaj 'shpërthen' ndaj deputetëve demokratë! I shkruan Berishës: Nuk pipëtinë ndaj sulmeve të Sara Miles dhe Zegjine Çaushit

13 Shkurt 2026, 11:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjokutaj 'shpërthen' ndaj deputetëve demokratë! I

Avokati i Sali Berishës është ndjerë i keqardhur që Grupi Parlamentar i PD-së nuk e ka mbrojtur Doktorin në debatin e tij të kësaj të enjte me Zegjinenë e Fierit dhe deputeten e Elbasanit, Sara Mila.

Në një postim në profilin e tij, Gjokutaj i shkruaj Berishës, duke i shprehur keqardhjen e tij për këtë gjë dhe i kërkon deputetëve të PD-së t’ia kursejnë Doktorit përballjen me këto deputete.

I nderuar Doktor!

Me aq kohë sa pata sot ndoqa seancën parlamentare!

Pashë edhe histerinë sulmuese të Sara Miles dhe Zegjine Çaushit ndaj Jush!

Më erdhi shumë keq që Grupi Parlamentar i PD nuk pipëtiu ndaj këtyre Zonjave tek fyenin Kryetarin e tyre!

E kuptoj dhunën e Pushtetit ndaj Opozitës por nuk mund të pranoj frikën apo mosreagimin e Saj ndaj Tij qoftë edhe verbalisht!

Te nderuar Deputetë të PD!

Ju lutem kursejani Doktorit së paku debatin me Zegjinenë apo ju vjen zor të merreni me të?” – përfundon postimin e tij avokati i Berishës, Genci Gjokutaj.

 

Po ndodh...