Inter-Juventus, Chivu rigjen mesfushën, Calhanoglu dhe Barella në skuadër për Derbin e Italisë

13 Shkurt 2026, 13:26 / SPORT ALFA PRESS

Inter-Juventus, Chivu rigjen mesfushën, Calhanoglu dhe Barella në

Që nga mesi i muajit janar, Hakan Calhanoglu ka humbur 8 ndeshje, ndërsa Nicolò Barella ka humbur gjysmën e tyre. Që të dy janë gati të kthehen në fushën e lojës në ndeshjen kundër Juventusit edhe pse, ndoshta me minutazh të ndryshëm.

Gjithsesi ajo që ka më shumë rëndësi për Interin është se që të dfy lojtarët titullarë të mesfushës do të gjejnë hapësirë në grumbullimin e Cristian Chivu për Derbin e Italisë, një ndeshje shumë e rëndësishme për garën për titullin dhe për të larguar fantazmat e ndeshjeve të mëdha sidomos ato ndaj bardhezinjve.

Çfarë ndodhi Calhanoglu? Mesfushori turk pësoi një dëmtim në pulpën e këmbës së majtë në ndeshjen kundër Napolit në 13 janar, një dëmtim ky që kërkoi kujdesin maksimal. Gjatë kësaj kohe,

Piotr Zielinski e zevendësoi në mesin e fushës me rezultate të shkëlqyera duke i dhënë Calhanoglu të gjithë kohën e mundshme për t’u kthyer në fushën e lojës pa u sforcuar shumë. Por tani është koha që të rimarrë në dorë frerët e mesfushës edhe pse kjo me shumë mundësi do të ndodhë gjatë ndeshjes dhe jo që në minutën e parë të saj dhe kështu pritet të ndodhë edhe në të ftohtin norvegjez të Bodo/Glimt. në mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve

Kur kthehet Barella? Ndryshe mund të flitet për Barellën për shkak të llojit dhe shkallës së dëmtimit. Futbollisti italian pati një problem në kofshën e djathtë në 28 janar dhe tani pas dy javësh është kandidat për një fanelë titullari. Chivu në ndeshjet e fundit e ka alternuar me Mkhitaryan, Sucic, Frattesi dhe Diouf me rezultate të kënaqshme, sidomos nha armeni, por jo aq të shkëlqyera, kështu që rëndësia e kthimit të zëvendëskapitenit flet vetë. Është e vërtetë që në periudhën e fundit Inter nuk pa versionin më të mirë të Barellas, por ky stop i detyruar i dha mundësinë edhe që të marrë pak frymë teksa po afron fundi i sezonit.

Me pak fjalë, si Calhanoglu ashtu edhe Barella janë rikuperuar për Derbin e Italisë dhe të dy janë në dyshim përsa i përket aktivizimit si titullar; më shumë shanse ka Barella se Calhanoglu, por edhe nëse asnjë prej tyre nuk do të jetë në formacionin bazë, vetëm duke i parë në pankinë në gatishmëri, është një lajm i mirë për Chivu.

 

Po ndodh...