Grabitja e mbetur në tentativë te ‘FiBank’, policia jep detaje: Autori mori 8 milionë lekë nën kërcënimin e armës së zjarrit

13 Shkurt 2026, 10:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabitja e mbetur në tentativë te ‘FiBank’, policia jep

Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me grabitjen e filialit të FiBank një ditë më parë (12 shkurt) në Tiranë. Në njoftimin zyrtar blutë e kryeqytetit sqarojnë, se autori Bardhyl Fusha 61 vjeç arriti që të marrë 8 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhedin Llagami”, ku autori, i cili rezulton se është sipërmarrës në ndërtim hyrë në ambientet e bankës, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë  800 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë  800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, thote policia.

Në dëshminë e tij para policisë ai tha se e kreu aktin e grabitjes pasi kishte borxhe. “Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se me duheshin lekët”, tha ai.

 

Po ndodh...