“Po nuk na ndihmuat ju, ne nuk bashkohemi dot”, Rama provokohet nga sipërmarrësi beratas: Unë nuk merrem me këtë pjesë

10 Prill 2026, 17:33 / POLITIKË ALFA PRESS

“Po nuk na ndihmuat ju, ne nuk bashkohemi dot”, Rama provokohet nga

Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, ku pati dhe një përplasje me dy prej të pranishmëve. 

Përgjatë takimit të sotë, u fol për rritjen e pagave në bujqësi, investimet, lehtësimin e taksave dhe skemat e tjera mbështetëse për këtë sektor, me synimin që të arrihet një standard prodhimi që të jetë i tregtueshëm edhe në Bashkimin Europian.

Një pyetje e bërë nga njëri prej qytetarëve në lidhje me mungesën e një laboratori ku kryhen analizat e vajit,  e ka provokuar kryeministrin i cili për të disatën herë u tha të pranishmëve që ai nuk ka përgjegjësi për zonën e Beratit.

Teksa kryeministri fliste për suksesin ndër vite të prodhimit të vajit në Berat, njëri prej të pranishmëve nxorri në pah vështirësitë që ata hasin në veprimarinë e prodhimit të vaijt.

“Për hir të punës duhet të kemi një laborator për të bërë analizat në Berat” u shpreh njëri prej sipërmarrësve nga takimi i sotëm.

Këtu Rama iu përgjigj banorit duke i bërë me dije se bashkimi i të gjitha pikave të prodhimit të vajit të ullirit e fuqizon punën e tyre ndaj sipërmarrësat nuk kanë shumë pengesa.

“Tani bashkimi që keni bërë ju e bën fuqinë dhe në këtë drejtim. Kështu siç jeni bashkë, cikli që keni krijuar mes jush e bën vetë labvorator. Nuk shkoni ju te laboratori vjen laboratori te ju. Më duket se e tha zoti Demo se laboratori është pjesë e projektit” iu përgjigj Rama qytetarit.

Një tjetër qytetar ndërhyri dhe iu kundërpëgjigj Ramës se bashkimi i bizneseve nuk realizohet dot pa mbështetjen e qeverisë, reagim i cili shkaktoi një irritim të kryeministrit.

Pjesë nga takimi i sotëm:

Qytetari: Për hir të punës duhet të kemi një laborator për të bërë analizat në Berat.

Edi Rama: Tani bashkimi që keni bërë ju e bën fuqinë dhe në këtë drejtim. Kështu siç jeni bashkë, cikli që keni krijuar mes jush e bën vetë labvorator. Nuk shkoni ju te laboratori vjen laboratori te ju. Më duket se e tha zoti Demo se laboratori është pjesë e projektit.

Qytetari: Bashkimi ynë pa ndihmën tuaj nuk do të merrte rrugë.

Edi Rama: Tani se po më provokoni, më thënë të vërtetën unë nuk kam çfarë bëj, unë nuk ju kam dhënë juve asnjë flori. Unë po ju shoh sot për herë të parë, e këtu kam ardhur për herë të parë. Nëse ju keni marrë ndonjë ndihmë e keni nga zoti Demo. Unë jam shfrytëzues i produktit që ka bërë zoti Demo. Pra punën e ka bërë ky.

Po ndodh...

ide