Ndryshim kursi, Bastoni “driblon” Barçën, i premton besnikëri Inter

10 Prill 2026, 14:38 / SPORT ALFA PRESS
Ndryshim kursi, Bastoni “driblon” Barçën, i premton

Alessandro Bastoni është kthyer në kryefjalë në Itali, por këtë herë jo për mirë. Qendërmbrojtësi “azzurr” ka përjetuar “ferrin” këtë periudhë ku fillimisht u vendos në qendër të akuzave për atë stimulim në ndeshjen kundër Juventus, ndërsa së fundmi përjetoi edhe atë eliminim të hidhur me Italinë.

Emri i Bastonin po lakohet fuqishëm edhe në tregun e transferimeve, ku prej kohësh flitet për një largim të tij nga Milano me destinacion Barcelonën. Së fundmi, Corriere dello Sport sjell një tjetër version.

Sipas të përditshmes italiane, Bastoni as që ka ndërmend të largohet, dëshira e tij është të vijojë karrierën tek Inter, për këtë arsye asnjë nga përfaqësuesit e tij nuk ka reaguar pasi lojtari është totalisht i përqendruar për të bërë mirë me fanellën zikaltër.

Po ndodh...

ide