“Na ka ardhur në dorë fati i këtij vendi!” Edi Rama flet për integrimin në BE në takim me pensionistët: Shfrytëzimi i këtij momenti, detyrë historike, Europa na do ne

Kryeministri Edi Rama në vijim të turit të komunikimit për “Punët e Shqipërisë, ka zhvilluar një takim me pensionistët e njësisë nr. 2 në kryeqytet.
Ndër të tjera Edi Rama është ndalur edhe njëherë te negociatat me Bashkimin Europian, duke i “sqaruar” pensionistër se negociatat vazhdojnë sipas planit.
“Dua të shtoj edhe diçka tjetër se ju intereson juve më shumë sesa këtyre që janë nëpër këto tenxheret e mediave, se jam i bindur që i keni parë edhe ju; “u bllokua anëtarësimi”, “u bllokua integrimi”, “u ndalua përparimi”, por kjo nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që negociatat vazhdojnë sipas planit dhe në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi hapur, të gjithë kapitujt e negociatave dhe tani jemi duke diskutuar me Komisionin Europian, duke negociuar ato që quhen piketat e ndërmjetme, që janë një sërë piketash të ndërmjetme me të cilat bie dakord me Komisionin Europian, që për x gjëra afatet janë këto, për x gjëra të tjera janë këto, për x gjëra të tjera janë këto dhe këto qëndrojnë si një aneks në procesin e negociatave që do të thotë që fundi i marsit dhe prilli ishin të planifikuara në kalendarin e punës tonë me komisionin si momenti i diskutimit mes nesh dhe vendeve anëtare për piketat e ndërmjetme” është shprehur kryeministri.
Teksa më tej ka shtuar se “fati i Shqipërisë” është në dorën e tyre dhe në këtë moment “ka buzëqeshur” më shumë se ndonjëherë tjetër, për këtë arsye “shfrytëzimi i këtij momenti” është detyrë historike.
“Na ka ardhur sot ne në dorë fati i këtij vendi dhe nuk i ka buzëqeshur Shqipërisë kurrë më parë si sot, fati, sepse kurrë më parë si sot Shqipëria nuk i ka pasur të gjithë të mëdhenjtë me vete. Ne kemi bërë tonën për të arritur këtu, por është dhe interesi i tyre që ne të na marrin brenda dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment. Shfrytëzimi i këtij momenti është detyrë historike e çdo shqiptari dhe patjetër është misioni i partisë tonë. Ne jemi pjesë e të njëjtës forcë politike dhe nuk kemi pse ta fshehim këtë gjë, përkundrazi” u shpreh ai.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128