Bisedimet SHBA-Iran, Pakistani në shtetrrethim! Rreth 10 000 forca sigurie në gatishmëri të delegacioneve

E gjithë vëmendje është kthyer të Pakistani, ku do të mbahen bisedimet e paqes mes zyrtarëve iranianë dhe amerikanë. Kryeqyteti i Pakistanit është vendosur nën masa të rrepta sigurie. Këto bisedime janë ndërmarrë me qëllim për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
Pakistani në muajt e fundit ka marrë rolin e ndërmjetësit, ku arrit edhe një armëpushim dyjavor të shpallur disa ditë më parë. Bisedimet në Islamabad pritet të fillojnë sot me bisedime paraprake midis ekspertëve, dhe takimi kryesor që do të zhvillohet nesër, sipas burimeve pakistaneze të sigurisë, të cituara nga agjencia gjermane dpa.
Negociatat mund të zgjaten deri të dielën , nëse është e nevojshme. Raportohet se janë vendosur deri në 10,000 personel sigurie, përfshirë anëtarë të ushtrisë dhe policisë, të cilët janë ngarkuar me sigurimin e bisedimeve, së bashku me agjentë të inteligjencës. Ndërsa është shënuar një ‘zonë e kuqe’ me siguri të lartë, e cila përfshin ndërtesat kryesore qeveritare dhe ambasadat e huaja. Bisedimet pritet të zhvillohen në një hotel në zonë, i cili është evakuuar tashmë për arsye sigurie. Ekipet e sigurisë nga vendet pjesëmarrëse kanë mbërritur në qytet dhe po koordinohen ngushtë me autoritetet pakistaneze.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
