“Luftë” edhe me Europën! Donald Trump përshkallëzon përplasjen mbi gjobat ndaj gjigantëve të teknologjisë
“Hakmarrja” e Donald Trump për Europën, e cila sipas tij nuk e ka ndihmuar aspak në luftën kundrejt Iranit, po përshkallëzohet. Pas paralajmërimeve për të hequr trupat amerikane nga Europa, administrata e Donald Trump po ashpërson tonet kundër politikave rregullatore të Brukselit. Në qendër të debatit janë gjobat miliardëshe të vendosura ndaj gjigantëve amerikanë të teknologjisë, të cilat Uashingtoni i konsideron si një goditje direkte ndaj inovacionit dhe konkurrencës së lirë.
Kompanitë si Google, Apple dhe Meta kanë sfiduar një sërë sanksionesh të vendosura nga Bashkimi Evropian për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe antitrustit. Që nga fillimi i vitit 2024, këto gjoba kanë kaluar vlerën totale prej mbi 6 miliardë eurosh, duke e kthyer këtë çështje në një nga pikat më të nxehta të marrëdhënieve transatlantike.
Sipas autoriteteve amerikane dhe vetë kompanive, këto masa pasqyrojnë një qëndrim armiqësor të Evropës ndaj zhvillimit teknologjik, veçanërisht në një kohë kur gara globale për inteligjencën artificiale po intensifikohet. Nga ana tjetër, Komisioni Evropian këmbëngul se ndërhyrjet janë të domosdoshme për të mbrojtur konsumatorët dhe për të garantuar një treg të drejtë dhe konkurrues.
Që nga viti 2024, janë vendosur disa nga sanksionet më të mëdha në historinë e rregullimit dixhital në Evropë:
Mars 2024: 1.84 miliardë euro ndaj Apple për abuzim me pozicionin dominues në shpërndarjen e aplikacioneve muzikore
Nëntor 2024: 797 milionë euro ndaj Meta për praktika që favorizuan Facebook Marketplace
Prill 2025: 500 milionë euro ndaj Apple dhe 200 milionë euro ndaj Meta sipas Aktit të Tregjeve Dixhitale
Shtator 2025: 2.9 miliardë euro ndaj Google për praktika anti-konkurruese në reklamim
Dhjetor 2025: 120 milionë euro ndaj platformës X për shkelje të transparencës
Kërcënimet nga Uashingtoni:
Administrata Trump ka rritur presionin diplomatik dhe ekonomik, duke paralajmëruar masa reciproke ndaj politikave evropiane. Në shkurt, presidenti amerikan nënshkroi një memorandum që hap rrugën për vendosjen e tarifave ndaj vendeve që aplikojnë taksa dixhitale ose gjoba ndaj kompanive amerikane.
Zyrtarë të lartë amerikanë i konsiderojnë këto sanksione si burimin kryesor të tensioneve ekonomike mes dy blloqeve, duke theksuar se në dy dekadat e fundit gjobat ndaj kompanive amerikane kanë arritur në mbi 25 miliardë dollarë. Paralajmërimet shkojnë edhe më tej, sipas Uashingtonit, Evropa rrezikon të mbetet pas në zhvillimin e inteligjencës artificiale nëse vazhdon me një qasje të rreptë rregullatore.
Megjithatë, Brukseli nuk tërhiqet. Komisioni Evropian thekson se gjobat janë një mjet i domosdoshëm për të siguruar respektimin e ligjit dhe për të parandaluar abuzimet në treg. Sipas tij, sanksionet aplikohen vetëm si “zgjidhje e fundit”, kur dialogu dhe negociatat nuk japin rezultat.
Në disa raste, ndërhyrjet kanë sjellë edhe ndryshime konkrete pa pasur nevojë për ndëshkime të mëtejshme, siç është rritja e ndërveprueshmërisë së produkteve të Apple me pajisje konkurruese, në kuadër të rregullave të reja dixhitale.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128