Myk, ndryshk dhe mish i bllokuar/ KMY 'kyç gojën' për skandalin ushqimor

Këto janë kushtet skandaloze ku mbahej mishi i pulës në magazinat e subjektit “KMY”.
Produkti ushqimor i vendosur në ambient me prani myku dhe ndryshku, përbën rrezik serioz për sigurinë ushqimore.
Nëse Agjencia Kombëtare e Ushqimit nuk do të ushtronte kontroll në magazinat e “KMY” ky mish mund të kishte përfunduar në tryezat tona. Në lidhje më këtë rast televizioni “Ora News” iu drejtua më një kërkesë për informacion AKU-së.
Ky institucion na bën me dije se subjekti u gjobit 300.000 (treqind mijë) lekë, ndërkohë që u mor masa e bllokim të pjesshëm të aktivitetit. Për shkak të ruajtjes së mishit në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në total u bllokuan 738 kg produkt fileto dhe gjoks pule.
Duke u nisur nga fakti që kjo situatë prek drejtpërdrejtë konsumatorin televizioni “Ora News” iu drejtua me një kërkesë për informacion “KMY” së.
Subjektit iu kërkua një përgjigje e plotë dhe transparente për shkeljet e konstatuara, masat e marra, përgjegjësit brenda subjektit dhe nëse aktiviteti është rikthyer në standarde të sigurta për konsumatorët.
“KMY” ka vendosur të kyç gojën përballë një çështjeje që prek drejtpërdrejt sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.
Mungesa e një përgjigjeje zyrtare jo vetëm që dëmton besimin publik, por rrit edhe pasigurinë për standardet që ndiqen në treg.
Te heshtësh kur konsumatori pret informacion në lidhje me sigurinë e produkteve që konsumon, thellon dyshimet mbi mënyrën se si trajtohen nga “KMY” shkeljet që prekin shëndetin e qytetarëve.
Më herët në një investigim të kryer është denoncuar fakti se “KMY” kishte kryer procedura te dyshimta të asgjësimit të sallamit të skaduar.
Kjo pasi, AKM, institucion që duhet të jetë prezent në asgjësimin e produkteve të hequra nga përdorimi, nuk kishte asnjë informacion ku kishte përfunduar 54 ton mish dhe sallam i skaduar “KMY”.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128