Presidenca Libaneze: 13 anëtarë të stafit u vranë nga sulmet izraelite
10 Prill 2026, 18:54 / BOTA

Të paktën 13 anëtarë të personelit të sigurisë shtetërore kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Libanit.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca libaneze, e cila njofton se sulmet kanë goditur qytetin Nabatieh. Sipas deklaratës zyrtare, viktimat janë pjesë e forcave të sigurisë së shtetit.
Në një reagim publik, Presidenti Joseph Aoun ka dënuar ashpër sulmet, duke i cilësuar si një akt të rëndë që cenon stabilitetin dhe sigurinë në vend.
Deri më tani, Ushtria Izraelite nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me ngjarjen.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128