Paralajmëroi bojkot, deputetët e PD-së nuk paraqiten në komisionet e Ekonomisë dhe të të Drejtave të Njeriut

Grupi parlamentar demokrat ka vendosur të bojkotoje përkohësisht komisionet parlamentare nisur nga kjo e hënë.
Deputetët e PD-së nisën të zbatojnë që sot bojkotin, duke mos u paraqitur në Komisionin e Ekonomisë dhe asaj të të Drejtave të Njeriut.
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, ka qenë ky mesazhi i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
