Tre persona të maskuar i zbresin nga Audi i bardhë, kërcënohet me armë CEO i MCN TV, Endri Meksi

10 Mars 2026, 15:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tre persona të maskuar i zbresin nga Audi i bardhë,

Një incident i rëndë që ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias është regjistruar në Tiranë. CEO i MCN TV, Endri Meksi, është kërcënuar nga persona të maskuar që janë paraqitur pranë ambienteve të medias rreth ores  23:00 të dielën, me një Audi të bardhë, të armatosur dhe të pajisur me shkopinj bejsbolli.

Sipas informacioneve, tre persona të maskuar kanë dalë nga automjeti dhe kanë kërcënuar drejtuesin e MCN TV.

Burime konfirmojnë se për ngjarjen është bërë kallëzim  nga vetë Endri Meksi.

Pas incidentit, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë MCN TV, për të identifikuar autorët e ngjarjes. Nga pamjet që janë parë deri tani, tre personat janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.

Ngjarja konsiderohet tepër e rëndë pasi kërcënimi ka ndodhur brenda ambienteve të një media, duke ngritur shqetësime serioze për klimën e sigurisë dhe pavarësisë së gazetarëve në Shqipëri.

Ky rast vjen në një klimë të tensionuar mes pushtetit dhe medias. Retorika e përdorur shpesh nga kryeministri i vendit, i cili e ka stigmatizuar median me termin “kazan”, sipas shumë analistëve ka kontribuar në krijimin e një atmosfere armiqësore ndaj gazetarëve dhe institucioneve mediatike.

Hetimet janë në zhvillim dhe pritet që nga analizimi i kamerave të sigurisë të bëhet identifikimi i autorëve të kërcënimit ndaj drejtuesit të MCN TV.

Po ndodh...

ide