Rrëzohen vendimet e Ilir Prodës, zbuten dënimet për ish-drejtuesit e Policisë Lezhë

10 Mars 2026, 16:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrëzohen vendimet e Ilir Prodës, zbuten dënimet për

Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit ka ndryshuar masat disiplinore të vendosura më herët nga Drejtoria e Standardeve Profesionale ndaj disa ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës.

Masat ishin kërkuar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i cili u shkarkua nga detyra.

Për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar që parashikonte ulje në gradë për 5 vjet.

Ndryshim vendimi ka pasur edhe për zëvendësdrejtorin për rendin, Taulant Gjoka. Komisioni vendosi shtyrje të gradimit për 6 muaj, ndërsa masa fillestare kishte qenë përjashtimi nga Policia e Shtetit.

Po ashtu, edhe për shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, u rrëzua vendimi fillestar për përjashtim nga policia. Komisioni i Ankimimit vendosi ndaj tij shtyrje të afatit të gradimit për 1 vit.

Ndryshim mase është vendosur edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Fierit, Oliger Torba. Komisioni rrëzoi vendimin e parë për ulje në gradë, duke lënë në fuqi vetëm një vërejtje.

Kujotjmë që masat disiplinore ndaj ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës u morën fillimisht për shkak të akuzave për shpërdorim detyre, konkretisht lejimin e lojërave të fatit dhe kultivimin e kanabisit në territorin që ata kishin për detyrë të kontrollonin.

Po ndodh...

ide