Kodrat e fshatit Leshnicë në Pogradec në flakë, era dhe temperatura favorizojnë zjarrin

10 Mars 2026, 15:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kodrat e fshatit Leshnicë në Pogradec në flakë, era dhe

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në kodrat e fshatit Leshnicë, në njësinë administrative Çërravë të bashkisë Pogradec.

Zjarri është konstatuar gjatë ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përhapjen e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës të Pogradecit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Në operacion janë angazhuar gjithashtu edhe punonjës të njësisë administrative, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri është favorizuar nga era dhe temperaturat e qëndrueshme, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në sipërfaqen pyjore.

 

Po ndodh...

ide