“Ministria e Jashtme një tjetër dështim i yni”, Spiropali i përgjigjet Edi Ramës nga Ukraina! Mesazhi i fshehur për kryeministrin

“Ministria e Jashtme një dështim tjetër i yni”, ishte deklarata e bërë sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në mbledhje ministrja e jashtme Elisa Spiropali mungonte pasi ndodhet në Ukrainë, duke humbur kështu dhe momentin kur shefi i qeverisë e la ministrsë që drejtohet nga ajo si amanet për tu përmirësuar përgjatë 2026.
Por, një përgjigje nga ana e Spiropalit erdhi menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale, jo i drejtpërdrejtë, por me një nënkuptim të qartë.
Momentet e vizitës 2 ditore në Ukrainë, nga pritja, vizitat, konferenca me homologun e deri tek takimi me presidentin Zelensky, ishin të gjitha në një video shoqëruar me një shprehje të shkrimtarit Albert Kamy dhe në sfond një muzikë që flet rrëzimin e pushteteve totalitare.
Kënga “Iron Sky” flet për padrejtësitë shoqërore, hipokrizinë morale dhe shtypjen që pushteti i bën popujve, me një ritëm të fortë dhe kombinuar me pamjet, duket sikur Spiropali po përpiqet t’i ndryshojë Ramës qëndrim, duke shprehur forcë dhe siguri.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128