Mbyllet numërimi i votave/ Rama ''shpartallon'' grupin e Veliajt, kryebashkiaku nis numërimin e ditëve në burg

20 Maj 2025, 16:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbyllet numërimi i votave/ Rama ''shpartallon'' grupin

Partia Socialiste ka vulosur fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, duke rrëmbyer 83 mandate, kundrejt 50 që ka marrë PD.
Ndërsa në parlament do të futen dhe tre parti të reja.

Lufta e brendshme nuk ka qënë e pakët në këto zgjedhje deri në kutitë e fundit.

E ashpër ishte dhe gara mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, ku kjo e fundit nuk arriti ta merrte mandatin e deputetes.

Kështu Rama ka arritur që përmes “orientimit” të heshtur të votëes të mposhtë dhe zërat “pro Veliajt”.

Emra si Toni Gogu, Etjen Xhafaj apo dhe të tjerë nuk arritën të merrnin dot mandatin.

E teksa zgjedhjet mbyllen një reagim ka ardhur dhe nga kryebashkiaku Veliaj i cili shkruan se sot është dita e 100 në burg.

Postimi i Veliajt

Po ndodh...