Deputetët e Bardhit injorojnë Berishën, nuk shkojnë në kuvendin e Rithemelimit
Në 2 dhjetor, Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit të Rithemelimit për t’u rikonfimuar si kryetar pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Sa i takon detajeve të organizimit të këtij Kuvendi, gazetarja e Report Tv Danjela Maloku tha në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço se do të ketë një votim të fshehtë për votëbesimin e Berishës në krye të Rithemelimit. Ajo tha se pritet të miratohet edhe një rezolutë që do ketë në qendër tezat e Berishës për organet e drejtësisë.
“Kuvendi i 2 dhjetorit pritet të mos ketë surpriza pasi vjen në kuadër të statutit të miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021 i cili edhe pse nuk njihet nga gjykata, PD e Rithemelimit ka zgjedhur ta repsektojë. Për këtë, të shtunën do mblidhet Kuvendi kombëtar i PD-së së Rithemelimit me 2 çështje kryesore, votëbesimin e Berishës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit. Te procedura, nuk do jetë votim me ngritje dore por me kuti. Anëtarët dhe delegatët do zgjedhin nëse Berisha do duhet të qëndrojë në krye të PD të Rithemelimit apo jo. Do jetë votim i fshehtë.
Do miratohet një rezolutë që ende është në proces të hartimit të detajeve të fundit që do ketë tezat e artikuluara nga Berisha për të lidhur gjithë veprimtaritë e tjera që kanë të bëjnë edhe me organet e drejtësisë. Berisha nuk e ka fshehur se edhe aksioni i SPAK është i lidhur me dëmtimin e opozitës, prandaj do jetë pjesë e rezolutës. Pritet të ketë 12-20 folës dhe pritet të zgjasë deri në 2 orë dhe më pas procesi i votimit e numërimit”- u shpreh gazetarja.
Mes të tjerash, ajo zbuloi se Bardhi dhe grupi i deputetëve që kryeson, nuk do të jenë prezentë në Kuvendin e Rithemelimit pavarësisht bashkëpunimit mes tij dhe Berishës sa i takon kaosit të shkaktuar në Parlament në javët e fundit.
“Bardhi dhe deputetët e tij nuk do jenë prezentë. Mund të ketë deputetë që do marrin vendim individual, nuk e përjashtojmë këtë mundësi. Por në vendimin e grupit të drejtuar nga Bardhi deri më tani është që të mos shkohet në Kuvendin e Berishës për sa kohë nuk është diskutuar mes tyre situata e brendshme në PD”- shtoi gazetarja.
-
-
-
WhatsApp sjell opsionin e ri për biseda sekrete
30 Nëntor, 21:31
ide
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Edi Rama krekoset si kaposhi në majë të plehut!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128