Kujdes nga Kali i Tro(po)jës!
Në fillim Sali Berisha ishte kundër protestës popullore.
Në mesjavë "çunat" hynë butë në protestë me parrullat "naive" : "Rama në burg , Balluku në burg", duke zëvendësuar "Rama në burg, Berisha në burg"
Sot Kali i Tro(po)jës, i papenguar nga populli, eci dhe më tej. Me zell më të ethshëm se të kuqtë, patronazhistët blu, nën drejtimin e udhëheqjes së lartë të PD nisën operacionin "përçarja" duke "identifikuar armiq". Janë këta tani që gjejnë kush është i shitur, kush është i blerë, kush duhet me fol, kush jo...
POPULL!
Mëso nga historia! Nuk po flas për të Trojës, por këta 36 vite. Kanë nisur bukur shumë protesta, të cilat më pas janë asgjësuar nga kuaj Troje.
Kushdo që denoncon ortakërinë Rama & Berisha, kushdo që kërkon largimin e Ramës dhe mospranimin e Berishës, është i mirëpritur.
Shqipëria nuk shpëton me rotacion. Përkundrazi! Një parti antidemokratike, me një mbret të vetshpallur në krye të saj është edhe më keq. Shumë më keq janë edhe kukullat ruse , partitë e tjera, klone të dy të mëdhave.
Shpëtimi?
Një projekt i ri, me zgjedhje të reja, me ndryshime rrënjësore në ligjin për partitë, ligj kundër monopoleve dhe të tjera, që edhe ai popull në shesh ka aftësi ti hartojë dhe garantojë!
Edhe një herë:
Kujdes Kalin e Tro(po)jës! Mos e lemë të lëshojë mes nesh "Odiseun" me të tijët! Protesta është e një populli të tradhëtuar dhe nuk duhet lejuar të vidhet nga tradhëtarët!
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128