Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë

6 Qershor 2026, 23:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë

Një aksident  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Liqenit”.

Dy automjete tip “ Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, i cili ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aks

Po ndodh...