“Nuk ikim nga ky shesh”/ Ironia e aktivistit me dyshen: Rama me zor i mblodhi 3500 vetë në Vlorë, aq i mbledh edhe Saliu o ditëzi!
Protestuesit e shumtë të mbledhur para kryeministrisë kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dhe të qeverisë si dhe largimin e ortakut të tij Sali Berisha.
Të grumbulluar me mijëra ata hodhën thirrje për largimin e kastës së vjetër politike të korruptuar dhe drejtësi deri në sekuestrim pronash.
Një protestues i ardhur nga Prishtina ka marrë fjalën, duke bërë thirrje për qëndresë para qeverisë.
“Kam ardhur nga Prishtina! Vetëm një lutje kam për ju, mos u dorëzoni, rezistoni dhe do fitoni! Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, deklaroi ai mes brohoritjeve të zjarrta të turmës.Një tjetër tha se Rama bëri antimiting dje në Vlorë, por nuk mblodhi dot as 5 mijë vetë, teksa u mor me qytetarët e lirë e të ndershëm, teksa ironizoi kryeministrin.“As 3500 vetë nuk mblodhi dot në antimitingun e Vlorës, me zor i mblodhi aq, aq i mbledh edhe Saliu o ditëzi! Ne nuk ikim, jemi këtu. Nuk largohemi nga sheshi. Kryeministrit të pakicës i themi se u mor me 500 mijë, por nuk mblodhi dot as 5 mijë atje”, tha qytetari.
“Ne kemi vetëm një gjë, nuk ikim nga këtu, nuk ndalemi. Nesër do jemi më shumë”.
Kurse një tjetër qytetare i bëri thirrje shqiptarëve që lëvizja të shtrihej në të gjitha qytetet dhe që të çlirohej Zvërneci.
“Nuk tërhiqemi derisa të jepet dorëheqja”, tha ajo mes të tjerash.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128