Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë qëndresën

6 Qershor 2026, 17:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë

Protestat e nisura prej një jave këtë të shtunë janë rikthyer në zonën e Zvërnecit, nga atje ku nisën pas rrethimit të kësaj zone.

Protestuesit, të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit, janë mbledhur në zonën e plazhit të Zvërnecit me pankarta dhe thirrje për mbrojtjen e kësaj zone me natyrë dhe habitat të veçantë.

Ata hodhën parrulla kundër idesë së zhvillimit të zonës me ndërtime të resorteve dhe lënien e saj si pasuri publike, siç e ka krijuar natyra.

Pjesëmarrësit kanë marshuar në të gjithë zonën e plazhit për të treguar bukurinë dhe nevojën për të mbetur e paprekur.

Po ndodh...