Zemërimi qytetar “ndez” revoltën ndaj qeverisë! Bulevardi tejmbushet prej një javë, sot tubimi i radhës, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Sot mbahet në 18:00 protesta e shtatë në Tiranë, ku qytetarët kanë mbushur bulevardin dhe kanë kërkuar revolucion dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ajo që nisi si kundërshti për një projekt në një zonë të mbrojtur, tashmë ka “shpërthyer” në kërkesa për largimin e qeverisë Rama dhe shprehje e një pakënaqësie të akumuluar.
Organizatorët kanë bërë të ditur se lëvizja do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë anulimin e projekteve të kundërshtuara, transparencë mbi vendimmarrjet qeveritare dhe marrjen e përgjegjësive politike nga ekzekutivi.
Protestat e organizuara kanë qenë një shembull qytetarie, ku nuk ka pasur incidente, madje është bërë shpesh thirrje për të mos rënë pre e provokimeve që mund të nxisin tensione.
Një incident i regjistruar ishte vetëm ai i dy ditëve më parë, ku policia kishte vënë gardh metalik për mos lejimin e kalimit të qytetarëve, dhe kur këta të fundit e shkulën barrierën, hodhën edhe ujë me piper drejt tyre.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128