Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

6 Qershor 2026, 16:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete,

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj përplasjeje, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur med gjendjen e tyre shëndetësore apo identitetin e personave të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Po ndodh...