Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90, qytetarët shpërthejnë kundër Ramës dhe Berishës

6 Qershor 2026, 20:18 / POLITIKË ALFA PRESS
Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë

Pamjet nga protesta e jo partiake e qytetarëve në Iranë në ditën e saj të shtatë, tregojnë përmasat e jashtëzakonshme të revoltës që ka pushtuar pasditen e sotme kryeqytetin dhe është shtrirë në gjithë vendin dhe në diasporë.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është “pushtuar” nga një lumë njerëzish, teksa mijëra qytetarë kanë rrethuar tërësisht godinën e Kryeministrisë.

Nga pamjet shihet qartë pjesëmarrja masive që shtrihet përgjatë gjithë aksit kryesor, ku dritat e telefonave dhe flakadanët e ndezur kanë krijuar një atmosferë elektrizuese. Në kor, pa ndërprerë, turma e madhe e njerëzve po lëshon thirrjet unanime “Rama ik!” dhe “Jep dorëheqjen!”, "Rama në burg, Berisha në burg, "Ju erdhi fundi", "Jo vetëm në burg por dorëzoni dhe pasuritë", etj./Alfapress.al

Po ndodh...