Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
1 Nëntor 2024, 15:40 / POLITIKË

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut të Shkodrës në SPAK.
Benet Beci u shpall kryetar i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 2023.
Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit me 12 mijë vota diferencë përballë rivalit Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 2019 edhe pse PS fitoi zgjedhjet, kandidati i saj nuk mori mandatin pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit.
Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

