Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia referon në SPAK administratorin e Xibrës

11 Maj 2025, 16:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia referon në SPAK administratorin

Policia ka referuar materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, për administratorin njësisë Administrative Xibër, Dibër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve :  E.D., 36 vjeç,  (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos”, njofton policia.

Ndërkohë, po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit J.M., 27 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Madhe, Klos, pasi automjetit të tij, i kishte vendosur në mënyrë të paligjshme fenelina si ata të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit N.S., 52 vjeç, banues në Ostren (punonjës i Policisë bashkiake), pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin K.C., 43 vjeç.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të automjeteve të transportit rrugor”, për  shtetasin K.C., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen e lirë të mjeteve në fshatin Radovesh.

 

Po ndodh...