Klevis Balliu kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet deputeti

20 Shtator 2025, 21:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Klevis Balliu kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës? Ja si

“S’e përjashtoj garën!”. Kjo ishte përgjigja e deputeti demokrat Klevis Balliu kur u pyet në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, nëse do të jetë ai kandidati i Partisë Demokratike që do të sfidojë Ogerta Manastirliun në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“S’e përjashtoj unë. S’e përjashtoj garën. Asnjëherë nuk e përjashtoj unë garën. Do duhet ta mendoj, do duhet të shikoj veten, do duhet ta mendoj garën, por nuk e përjashtoj. Dhe mua që më pyesni ju, nuk e di nëse e dua apo jo. Por unë nuk mund ta përjashtoj. Nuk mund të të them as po as jo. Sepse e para nuk ka asnjë diskutim. E dyta nuk e dimë me çfarë formati do shkojmë, e treta nuk e dimë a do të ketë kohë për të bërë Primare. T’ju them unë ju që nuk do futem, nuk e them dot”, tha Balliu në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

I vendosur përballë kritikave të gazetarëve për mungesën e një kandidati nga PD për këtë garë, duke qenë se prej muajsh pritej shkarkimi i Erion Veliajt dhe shkuarja në zgjedhje të pjesshme, Balliu tha se asnjë nga kolegët e tij nuk e përjashton mundësin për të garuar.

“Kandidatë do ketë. PD do të jetë në zgjedhjet e bashkisë së Tiranës kurdo që ato të jenë me një kandidat të vetin. Jam i bindur që asnjë nga kolegët nuk e përjashton si garë. Dhe kolegë të tjerë nuk e përjashtojnë si proces dhe për këtë ju garantoj unë.  Jo çdo njeri do të bëjë garë për pushtetin lokal, ka një fizionomi, ose një profil politik ndryshe. Mos prisni çdo njeri të dojë të bëhet kryetar bashkie. Ka njerëz që nuk duan”, u shpreh Balliu në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

Por, ligjvënësi i djathtë nënvizoi se “përpara se të hyjmë në një garë duhet të jemi të sigurt që ka garë”.

“Për shkak se është bërë kërkesa nga Erioni i Ramës dikur, dhe Erioni i vetes tani, për ta çuar në Kushtetuese, ne nuk e dimë nëse do të ketë zgjedhje. Për shkak të kësaj duhet bërë një analizë në parti”, shpjegoi deputeti i PD në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

 

Po ndodh...

ide