Aksident në Vlorë, automjeti përplas qytetarin që po lëvizte me biçikletë

12 Dhjetor 2025, 22:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Vlorë, automjeti përplas qytetarin që po

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Skelës në Vlorë, ku një automjet tip BMW ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë.

Sipas qytetarëve që kanë parë ngjarjen, dyshohet se personi me biçikletë i ka prerë rrugën automjetit, duke shkaktuar përplasjen.

Sipas raportimeve, i lënduari ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa qytetarët e pranishëm i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet procedurale.

Po ndodh...

ide