Kërkoi kthimin e telefonit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Monika Kryemadhit

5 Prill 2024, 09:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërkoi kthimin e telefonit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së telefonit të saj.

Telefoni i Kryemadhit është vendosur nën sekuestro, pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të, përfshirë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e sekuestros ndaj një telefoni në pronësi të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. Të njëjtin fat ndërkohë ka pasur edhe ankimi në Apel, ku masa u la në fuqi.

 

Po ndodh...