Karabina: Një reflektim mbi “aksionin politik” të Ramës për lirimin e trotuareve që vjen si rezultat i trajtimit të pronës nga politika, si plaçkë!

Ligji 7501: Plaçkitja e ligjshme e pronës në Shqipëri
Nëse prona do t’i ishte kthyer të zotit, ajo nuk do të përdhosej në mënyrën që kemi parë në këto tri dekada në Shqipëri.
Ligji 7501, i miratuar në vitin 1991, nuk u bazua në parimin e së drejtës, por në logjikën e ndarjes së një pasurie pa zot, të trajtuar si plaçkë tregu në duart e politikës.
Ky ligj shpërfilli pronën si të drejtë themelore të njeriut dhe e përdori si mjet për të ndërtuar aleanca politike, për të blerë vota dhe për të krijuar pushtet ekonomik paralel. Pasojat janë të dukshme dhe tragjike:
• Zaptimi i tokave dhe ndërtimi i shtëpive pa leje, duke përvetësuar prona të njerëzve të tjerë me heshtjen ose mbështetjen e institucioneve;
• Betonizimi i qyteteve me kulla dhe pallate që tjetërsuan pronat private, publike dhe kulturore, për t’i kthyer në instrumenta pasurimi për një grusht njerëzish;
• Zaptimi i tarracave të pallateve, sidomos në periudha zgjedhjesh, si një mënyrë për të blerë mbështetje elektorale por dhe një tjetër formë vjedhjeje kolektive;
• Devijimi i rrugëve, jo sipas planeve urbane apo interesit publik, por për të shërbyer tekat e “të fortit” apo politikanit lokal që e konsideron veten si pronar absolut;
• Zgjerimi i hapësirave publike me struktura betoni, karrike, xhama e kioskash të lejuara në kundërshtim me çdo normë ligjore, për të mbajtur gjallë klientelizmin;
• Dhënia e certifikatave të pronësisë mbi prona të mbivendosura, pa verifikim, për qëllime elektorale, duke krijuar konflikte të përhershme mes qytetarëve;
• Toka e shpërndarë për qoka, jo për drejtësi, por për të shpërblyer të “fortët”, politikanët, oligarkët dhe të huajt me lidhje politike.
Në këtë dramë shqiptare, humbësit e vërtetë janë pronarët legjitimë, shqiptarët e zakonshëm që ende shpresojnë në drejtësi.
Prona e tyre u përdor për të ndërtuar një rend të padrejtë, ku politika bëhet pronare, ndërsa qytetari trajtohet si i huaj në truallin e vet.
Ligji 7501 vendosi një parim absurd: “Toka i takon atij që e drejton, jo atij që e zotëron.”
Sot, pas më shumë se 30 vitesh, politikanët janë kthyer në biznesmenë dhe pronarë tokash, të cilat i ndajnë sipas parimit të neveritshëm: “Ta jap, po më jep.”
Kjo është fatkeqësia e kësaj toke.
Ky është dheu shqiptar që sot nuk po gjen dot paqe as drejtësi, sepse u ndërtua mbi një gënjeshtër dhe u ndanë padrejtësisht gjërat më të shenjta: shtëpia, prona, e drejta.
Është koha për t’u kthyer te parimet. Pa drejtësi për pronën, nuk ka shtet. Dhe pa shtet, nuk ka Shqipëri që qëndron në këmbë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
