Ish futbollisti që u bë reper/ Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë dhe shau Ramën live, policia nis hetim për 27-vjeçarin

3 Gusht 2025, 11:08 / POLITIKË ALFA PRESS
Ish futbollisti që u bë reper/ Theu me gurë xhamat e

 

Një 27-vjeçar nga Korça është proceduar penalisht pasi ka goditur me gurë xhamat e godinës së Bashkisë Korçë, në orët e para të mëngjesit dhe ka "sharë" kryeministrin Rama.

Mësohet se i riu në momentin kur ka kryer sulmin në godinën e bashkisë ka bërë edhe një video live në instagram.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15. Ndërsa Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin K. D., banues në Korçë, dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.

“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”, thote policia.

Kostandin Dramolli, 26 vjeç, goditi godinën e Bashkisë, duke thyer xhamat në shenjë revolte kundër aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Ngjarja u transmetua “live” në rrjetet sociale nga vetë i riu, i cili gjatë videos shfaqet duke ofenduar kryeministrin Edi Rama dhe duke thënë: “Edi Rama, shiko si sulmohet bashkia” dhe “Ke bërë shumë gabim kur shkatërrove lagjen 14.”

Revolta e tij erdhi pas prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai banon. Kostandin Dramolli është ish-portier i njohur në futbollin shqiptar, me një karrierë që përfshin ekipe si Skënderbeu ku është shpallur kampion me ekipin U-19 si dhe Bylisi, Pogradeci, Pierikos në Greqi dhe së fundmi Maliqi.

Pas tërheqjes nga sporti, ai është përfshirë në skenën e muzikës “rap”, duke marrë emrin artistik “Çekiçi 14”, një pseudonim që e lidh me zonën ku ka jetuar dhe me identitetin e tij rebel. Incidenti i djeshëm ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Ish-portieri rezulton edhe më parë i dënuar nga gjykata me burg.

Po ndodh...