“Gara s’është vetëm Berisha-Rama”, Abilekaj: Partitë e reja, alternative serioze

Gazetari Enton Abilekaj tha se në këto zgjedhje për herë të parë nuk janë vetëm dy alternativa.
Ai tha se partitë e reja i shikon si parti serioze për zgjedhjet e 11 majit ku qytetarët mund të hedhin votën nëse nuk duan të votojnë më Sali Berishën apo Edi Ramën.
“Po i heq Sali Berishën dhe Edi Ramën. Këtu nëse do kishim përballjen dominuese Berisha-Rama, do thoshim po në krahasim me Berishën, Rama është më i ri, është më trendi e të tjera, por këtu ka alternative serioze. Nuk janë më partitë e reja të dikurshme që dilnin mos ka ndonjë gjë dhe iknin. Këto janë parti serioze. Aktiviteti i hapjes së fushatës së Agron Shehaj për shembull, ne më përpara nuk e shikonim një aktivitet të tillë nga partitë e reja, tregon seriozitet. Tani ty nëse nuk ta mbush mendjen Berisha, s’ke pse shkon prapë te Rama, ke opsione të tjera”,-tha Abilekaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





