''Nga alerti i SHBA për sulmet e Iranit në Shqipëri, te lëvizjet e Ramës për ‘miqësinë’ me Izraelin''/ Poli Hoxha: Kërkon të bëhet më katolik se Papa

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Kjo javë” në News24 zhvillimet e fundit politike dhe sigurisë në vend, duke lidhur alarmin e SHBA-së për sulmet e mundshme të Iranit me lëvizjet diplomatike të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Hoxhës, njoftimi i SHBA-së për kërcënimet ndaj Shqipërisë, që përfshinte aeroporte, qendra tregtare dhe klube, ishte shumë i ashpër dhe me nota paniku, pasi ambasada amerikane kishte informacion nga agjencitë e saj mbi rreziqe të mundshme për “luftën hibride”.
Ai vuri në dukje se reagimi i qeverisë shqiptare pas këtij alarmi, përfshirë blindimin e Rinasit, ishte minimal dhe nuk pasqyroi rëndësinë e situatës.
Gazetari shtoi se fokusin e kryeministrit e kanë lëvizjet diplomatike, vizita në Izrael, për të forcuar marrëdhëniet dhe për të kërkuar mbështetje në nivel ndërkombëtar, ishte pjesë e përpjekjeve personale të Ramës për të krijuar lidhje me administratën amerikane, përfshirë një takim të paplotësuar me presidentin Donald Trump. Hoxha ironizoi duke thënë se Rama “po përpiqet të bëhet më katolik se Papa”, duke aluduar te ambiciet e tij për të imponuar ndikim dhe pozicion ndërkombëtar, shpesh të lidhur me interesat personale dhe mosmiratimin e Evropës dhe SHBA-së ndaj disa vendimeve të qeverisë shqiptare.
Ai gjithashtu kritikoi mungesën e masave konkrete për sigurinë kombëtare, duke përmendur rastet e mëparshme të sulmeve kibernetike nga Irani dhe shqetësimin për praninë e organizatave si MEK në Shqipëri, duke theksuar se këto faktorë duhet të ishin marrë seriozisht nga qeveria.
Poli Hoxha përfundoi duke theksuar se alarmi amerikan nuk është vetëm për tërhequr vëmendje, por pasqyron rreziqe reale, ndërsa veprimet e kryeministrit duket se janë më shumë të lidhura me ambicie personale sesa me strategji konkrete sigurie.
“Thirrjet për alarm, janë kthyer në rutinë për SHBA. Këtu nuk është lajmi për alertin, por pse ishte aq i ashpër. Mund të ishte më diplomatik ku të thuhej; se mund të ishin shënjestër. Por aty kishte aeroporte, qendra tregtare, klube dhe kishte nota paniku në të. Lajmi i vërtetë është se pse Rama në darkë, e quajti hamendesim. Të nesërmen në parlament u tha; s’dimë gjë. Problemi është se pse pas atij njoftimi, ti blindove Rinasin?! De-facto ambasada e SHBA, që ka informacione nga agjencitë e saj, e ka njoftuar qeverinë, që kini kujdes për disa pika strategjike, për luftën hibride. Ska pasur asnjë reagim. Ndonëse kanë qenë me kohë.
Këta kanë qenë të detyruar që të ngrenë alertin dhe ta bëjnë të ashpër. Ne kemi MEK-un te ne, rrezikun e parë. Rama, për hallet e veta personale që ka, me Ballukun dhe çështjet e tjera, me izolimin që i ka bërë Europa dhe SHBA, ai shkoi në Izrael ku bëri rezolutën. Këto gjëra i ka bërë se këta vende e kanë mirë me Trump, pasi kërkon një rrugëdalje. Do një takim me Trump që nuk ndodhi kurrë. E takoi më parë Spiropali Rubion se ky. Ky do të bëhet katolik më shumë se Papa.”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

