“Me dyer të hapura e aleanca të forta!” Vjosa Osmani reagon pas dorëzimit të detyrës: Krenare për këtë institucion që po lë

4 Prill 2026, 19:48 / KOSOVA ALFA PRESS

“Me dyer të hapura e aleanca të forta!” Vjosa Osmani

Ish-presidentja tashmë, Vjosa Osmani ka reaguar për herë të parë pasi i ka dorëzuar detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu.

Përmes një cideomesazhi në rrjetet sociale, ajo është shprehur se është duke e lënë Presidencën të fortë dhe me aleatë ashtu siç e kishte lënë presidenti Ibrahim Rugova.

“Jam krenare që këtë institucion po e lëmë më të respektuar në botë. Me dyer të hapura e alanca të forta”, ka thënë Osmani, duke shtuar më tej se përgjatë këtyre 5 viteve ka mësuar se në fakt ndonjëherë sfidat e një vendi nuk vijnë nga jashtë “por nga brenda, prej atyre që e shohin qëndrueshmërinë ndaj parimeve si pengesë dhe kur besnikëria ndaj shtetit të njejtëve nuk iu përputhet me interesat ditore”.

Më tej ish-presidentja deklaroi: “Dhe pikërisht në këto momente, një udhëheqëse duhet të zgjedh mes komoditetit dhe integritetit. Unë jam e bindur se zgjodha integritetin, sepse për mua Republika s’është instrument, është amanet”

 

Po ndodh...

ide