“Kam premtuar të vijojmë sulmet”, Netanyahu: Do të vazhdojmë të godasim Iranin!

4 Prill 2026, 21:04 / BOTA ALFA PRESS

“Kam premtuar të vijojmë sulmet”, Netanyahu: Do të

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë ta godasë fort Iranin, pasi sulmet shënjestruan “makinën e parave” të vendit.

“Pasi shkatërruam 70% të aftësisë së saj për të krijuar çelik, i cili përdoret si lëndë e parë për armët e përdorura kundër nesh”, tha kryeministri izraelit, “sot sulmuam fabrikat e tyre petrokimike”.

“Këto dy gjëra janë makina e tyre e parave, e cila financon luftën e tyre të terrorit kundër nesh dhe kundër botës.”

“Ne do të vazhdojmë t’i godasim ata, siç premtova”, theksoi ai.

Po ndodh...

ide