Përplasje e ashpër mes Ilir Shaqirit dhe Akilit: S'ke shanse me mua. Budalla...

4 Prill 2026, 21:27 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Përplasje e ashpër mes Ilir Shaqirit dhe Akilit: S'ke shanse

Hyrja e Ilir Shaqirit në “Ferma VIP 3” ka trazuar menjëherë dinamikat dhe duket se nuk ka vonuar shumë për përplasjen e tij të parë të fortë.

Balerini i njohur është përfshirë në një debat të ashpër me Akilin, pas një gjesti të këtij të fundit që Iliri e ka konsideruar si një mungesë të theksuar respekti.

Shkaku i tensionit ka qenë ndërprerja e një bisede. Teksa Iliri po i fliste, Akili i ka kthyer shpinën duke nisur të debatojë me Sarën, veprim që ka sjellë reagimin e menjëhershëm të fituesit të BBVA 1.

Ke bërë një budallik shumë të madh,” i tha Iliri prerë, ndërkohë që Akili, me doza ironie, iu përgjigj: “Unë për budalliqe njihem.”

Situata u nxeh edhe më tepër kur balerini ia ktheu me një batutë thumbuese: “Atëherë do dalësh me kupën e budallait në dorë.”

Pavarësisht kësaj, Akili u përpoq ta kalonte me sportivitet duke thënë: “Le ta kem. Të paktën kam një kupë të veçantë nga të tjerët.”

Pas këtij shkëmbimi replikash, Iliri e ka marrë situatën me shumë seriozitet, duke i dhënë një “leksion” të vërtetë sjelljeje dhe duke e paralajmëruar që të mos e përsërisë më kurrë një veprim të tillë:

Kur flet me dikë, qofsha unë apo një tjetër, ti nuk mund ta ndërpresësh muhabetin me mua dhe të flasësh me dikë tjetër. Është injorancë sepse je duke folur me mua, jam më i madh, kam ardhur të të mësoj një gjë, dhe e treta ki pak respekt se je duke folur me mua, dhe del shumë keq te të gjithë këta që po të shohin.”

Më tej, për t’i vënë pikat mbi “i”, balerini ia bëri të qartë se me të nuk do të tolerohen sjellje të tilla: “Me pak fjalë, ti je duke fol me mua, më kthen shpinën mua dhe flet me atë? Po të them që nuk mund ta bësh këtë me mua, zero. Nuk ka shanse ta bësh këtë gjë. Ki kujdes këtë gjë.”

Po ndodh...

ide