Erdogan dhe Zelensky u takuan në Stamboll, ja çfarë u diskutua

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se kishte rënë dakord me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndërmarrë hapa të rinj në bashkëpunimin e tyre në siguri, duke shtuar se ekziston vullneti politik dhe se grupet e punës të të dy vendeve do të finalizojnë detajet së shpejti.
“Kjo vlen kryesisht për fushat në të cilat ne mund ta mbështesim Turqinë: njohuritë, teknologjinë dhe përvojën”, shkroi ai në një postim në Telegram pas takimit me Erdogan në Stamboll.
Mediat e huaja raportojnë se, Zelensky tha se të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin e mundshëm në projektet e përbashkëta të infrastrukturës së gazit dhe shfrytëzimin e fushave të gazit. Erdogan i tha Zelensky se Turqia do të vazhdojë të mbështesë negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, sipas deklaratës së presidencës turke. Ai gjithashtu vuri në dukje se Turqia i kushton rëndësi të madhe sigurisë së lundrimit në Detin e Zi dhe se siguria e furnizimit me energji është jetike.
Të dërguarit e SHBA-së, Witkoff, Kushner, mund të vizitojnë Kievin së shpejti. Të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, mund të vizitojnë Kievin në prill, tha të hënën një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Kyrylo Budanov, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për të ringjallur bisedimet e paqes me Rusinë, të cilat janë ngrirë që nga shpërthimi i Luftës së Gjirit.
“Kushner, Witkoff, (senatori) Lindsey Graham – pritet të vijnë. Kush tjetër do të jetë atje, do ta shohim”, tha Budanov për Bloomberg, duke shtuar se vizita mund të zhvillohet menjëherë pas Pashkëve Ortodokse, më 12 prill. Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare në Kiev nga Witkoff dhe Kushner, të cilët deri më tani kanë udhëtuar në Moskë për bisedime me rusët, por po takohen me përfaqësues ukrainas në SHBA.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128