Zelensky para mediave: Kemi informacione nga shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës se Kina po furnizon me armë Rusinë

17 Prill 2025, 22:44 / BOTA ALFA PRESS

Zelensky para mediave: Kemi informacione nga shërbimet e sigurisë dhe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar të enjten para mediave se ka marrë informacione se Kina po furnizon Rusinë me armë, duke përfshirë barut dhe artileri.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev, Zelenskyy tha se “Ne do të jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë në detaje”.

“Që sot kemi informacione të përgjithshme nga Shërbimi i Sigurisë dhe inteligjenca për barutin dhe artilerinë. Mendoj se javën e ardhshme do të jemi në gjendje të flasim për këtë në mënyrë shumë të plotë, veçanërisht në lidhje me të dhënat sipas të cilave ne besojmë se përfaqësuesit e Kinës janë të angazhuar në prodhimin e armëve të caktuara në territorin e Rusisë”, tha ai.

Kina ka mbajtur publikisht gjithmonë neutralitetin e saj në konfliktin e Ukrainës, por Pekini ka ofruar mbështetje diplomatike dhe mbështetje ekonomike për Rusinë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

 

Po ndodh...