Ekzekutimi i Gjovalin Prendit/ Dyshohet për 4 autorë, u larguan me “Porsche”

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë ku viktimë mbeti Gjovalin Prendi.
Sipas burimeve, dyshohet se në atentat kanë qenë të përfshirë të paktën katër persona, të moshës 30-35 vjeç.
Autorët dyshohet se lëviznin me një automjet tip “Porsche Cayenne” dhe kanë qëlluar drejt 64-vjeçarit. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja sëbashku me një automjet tjetër që po i shoqëronte.
Në momentin e sulmit, Gjovalin Prendi ndodhej në lokal së bashku me një person tjetër, i cili fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat.
Të dy mjetet janë afruar nga hyrja kryesore e lokalit dhe nga dera hyrëse është hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronte viktima.
64-vjeçari kishte hapur lokalin e tij që ndodhet pranë kryqëzimit të Urës së Milotit dhe segmentit të vjetër drejt Rubikut, pa e ditur se aty do të ndodhte atentati fatal.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


