E ka me grupin Tabaku-Bardhi?/ Adriana Kalaja shpërthen sërish pas Primareve: Tradhtarëve, Sudeve, Zoti u ka rezervuar një vend në ferr!

Adriana Kalaja u zhgënjye me Sali Berishën pas procesit të Primareve dhe menjëherë pas rezultateve deklaroi se fitorja u takon tradhtarëve. Hidhërimin për këtë proces nuk e fsheh me një tjetër postim në rrjetet sociale, ku shfaqet e revoltuar me ata që nuk e votuan, të cilëve u thotë se Zoti iu ka rezervuar një vend të sigurt në ferr. Ajo përmend "Suden", emërtim me të cilin ka petsonifikuar dikur Jorida Tabakun dhe grupin e Gazmend Bardhit brenda PD.
“Mosmirënjohësve dhe tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend një vend të sigurt në FERR. Po të jenë dhe Sude, e kuptoni vetë ju. E mira e kësaj pune është se, në këtë jetë, herët a vonë, merren vesh të tëra”, shkruan ajo.
Arjana Kalaja ia kishte paraqitur faturën Berishën për një vend të sigurt në listat e deputetëve që para nisjes së procesit të primareve, por duket se doli e zhgënjyer nga primaret. Gjithsesi, Kalaja ka ende kohë për të ‘luftuar’ për një vend në listë, pasi kandidatët e primareve do të kalojnë fillimisht në filtrin e Berishës, i cili do të vendosë se kush do futet në listë, e madje vetë ka deklaruar publikisht se nuk ka rëndësi pragu.
Kalaja mori 153 vota në procesin e primareve, duke kaluar pragun prej 144 votash në Tiranë. Por, Arjana Kalaja pati rezerva duke thënë se fitorja ishte për tradhtarët, ndërkohë që qarkun e Tiranës një prej më të votuarve ishte Jorida Tabaku, që iu bashkia Berishës edhe pse doli kundër tij gjatë përplasjes me Bashën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

