Dita Botërore e Rinisë, Spiropali: 12 gushti ka hyrë në kalendarin botëror si një ditë reflektimesh

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali shprehet se: “Sot është Dita Botërore e Rinisë, dedikuar mbi një miliard vajzave e djemve që përbëjnë rreth 16 përqind të popullsisë së globit.
Prej 25 vjetësh, 12 gushti ka hyrë në kalendarin botëror si një ditë reflektimesh, angazhimesh e mundësish për të rritur kujdesin, zgjeruar aksesin dhe nxitur pjesëmarrjen e brezit të ri në zhvillim e mirëqenie.
Tema e kësaj Dite për vitin 2024 “Shtigjet digjitale drejt një të ardhmeje të qëndrueshme”, përkon edhe me politikat tona për rininë dhe ambicjet e guximshme të vajzave e djemve të Shqipërisë drejt sfidave të teknologjisë e informacionit.
Sot është dita të mendojmë, punojmë e investojmë më shumë për mbështetjen ligjore, institucionale e financiare të talenteve, nismave e sipërmarrjeve rinore në ekonominë, shërbimet dhe botën digjitale, ku ka hyrë vitet e fundit Shqipëria.
Në këtë Ditë, një thirrje kam për median: Në vend të modeleve të jetës boshe, zvetënimit e falsitetit, jepini vend e pasqyroni modelet e të rinjve të ditur, punëtorë, protagonistë, qytetarë të denjë, njerëz të vërtetë, që me talent ndërtojnë jetën e tyre dhe kontribuojnë për Shqipërinë!
Talentet e start-up-eve, ekselentët që kthehen nga universitetet e huaja për t’i shërbyer Shqipërisë, nxënësit e studentët e apasionuar pas dijeve, por edhe vajzat e djemtë që bëjnë me dinjitet punët e thjeshta që u ofron tregu janë modelet që duhet të ndiqen.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

