Deputeti Gjin Gjoni: Janë turrur institucionet ndaj demokratëve për t’i futur në punë!
“Protesta po sensibilizon jo vetëm qytetarët shqiptarë, që po shtohen nga protesta në protestë, por edhe opinionin ndërkombëtar, që po mësojnë realitetin në Shqipëri”.
Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, për A2CNN, pak para nisjes së protestës kombëtare.
Sipas tij, ka shumë qytetarët që kanë frikë të dalin në protestë sepse “represioni qeveritar është shumë i madh dhe kanë presion nga administrata shtetërore në nivel lokal dhe qendror”.
“Jemi të vetëdijshëm se si po trajtohen qytetarët sot. Janë turrur institucionet ndaj demokratëve për t’i futur në punë vetëm për efekt elektoral”, theksoi Gjoni.
Më tej, deputeti demokrat tha se protesta do të nisë me mesazhe nga të rinjtë dhe politikanët e më pas do i lihet në dorë qytetarëve për vazhdimin e saj.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128