Frontex: Rënie e kalimeve të paligjshme, por rritje e viktimave në Mesdhe

Numri i kalimeve të parregullta të migrantëve në kufijtë e Bashkimit Europian ka rënë me afro 40% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njoftoi sot “Frontex”.
Sipas agjencisë evropiane të kufijve, kushtet e këqija të motit në rrugët kryesore migratore drejt BE-së janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rënie të ndjeshme.
Gjatë tre muajve të parë të vitit, u regjistruan pak më shumë se 21 400 kalime, një rënie prej 39% në baza vjetore.
Megjithatë, pavarësisht uljes së numrit të kalimeve, “kostoja njerëzore” vazhdon të rritet.
Duke cituar të dhëna nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin,” Frontex” thekson se rreth 1 000 persona kanë humbur jetën në Mesdhe që nga fillimi i vitit, shumë prej tyre për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Mesdheu Lindor mbetet rruga më e frekuentuar, duke përbërë rreth një të tretën e të gjitha hyrjeve të paligjshme në BE.
Ndërkohë, rruga e Afrikës Perëndimore ka shënuar rënien më të madhe, me një ulje prej 83%.
Në kufijtë tokësorë lindorë të Evropës është regjistruar një rënie prej 58%, ndërsa rruga e Mesdheut perëndimor është e vetmja që ka shënuar rritje, me 66%.
Përpjekjet për të kaluar La Manshin drejt Britanisë së Madhe kanë rënë me 41%, duke arritur në rreth 6 600 raste. “Frontex” paralajmëron se situata në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë zhvendosje të reja të popullsisë në muajt e ardhshëm, edhe pse deri tani nuk është vërejtur ndikim i madh në kufijtë e BE-së
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128