Liri Berisha: Si e mbajtëm të fortë martesën për 55 vite mes sfidave dhe politikës, Saliu është shumë romantik
Një zonjë me një përkushtim dhe rol të veçantë në shoqërinë shqiptare. Liri Berisha është gruaja që ndërthur me elegancë profesionalizmin në mjekësi me një profil human dhe qytetar.
E formuar si mjeke pediatre, ajo i ka kushtuar jetën kujdesit ndaj fëmijëve. Në vitet e para të tranzicionit demokratik, në rolin e saj si zonja e parë e Shqipërisë gjatë periudhës 1992-1997 ajo u shqua për një prezencë dinjitoze dhe angazhim të vazhdueshëm në nisma sociale.
Si Presidente e Qendrës Rajonale për Autizmin dhe drejtuese e fondacionit shqiptar për fëmijët, Liri Berisha ka qenë vazhdimisht një zë i qëndrueshëm në mbështetje të fëmijëve të sëmurë, jetimëve dhe shtresave më vulnerabël.
Në jetën e saj personale ajo mbetet një figurë e dashur familjare, një bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve duke ruajtur një ekuilibër mes familjes dhe aktiviteteve të saj humanitare. Sot vjen në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ku si rrallëherë flet për jetën e saj personale krah liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Zonja Berisha: Saliu nuk shkruan poezi, por ka lexuar shumë poezi. Ajo që mua më habiste në njohjen tonë ka qenë interpretimi, më lexonte poezi rusisht, faqe të tëra. Më lexonte edhe shqip. Vetë nuk shkruan poezi, shkruan bukur, por jo poezi. Ka qenë dhe është shumë romantik, edhe pse duket sikur s’është. Ka pasur jo një, por shumë momente stresi, momente mërzitjeje, ankthi, që politika nuk ia ka dhënë vetëm Berishës, por të gjithë politikanëve shqiptarë. Politika në Shqipëri k a qenë e egër. Unë jam munduar që kjo egërsi të mos kalojë në bisedat tona familjare, që t’i dëgjonin fëmijët. Megjithëse fëmijët kanë qenë jo shumë të vegjël në kohën që filloi kjo situatë, por jam munduar t’i mbaj larg. Në të gjitha mënyrat jamë munduar të krijoj në shtëpi një atmosferë të qetë, një atmosferë të ngrohtë që s’kishte të bënte me politikën.
Tregon edhe “sekretin” e një martese të gjatë dhe të lumtur, pas 55 vitesh krah kryetarit të Partisë Demokratike. Në një rrëfim të sinqertë, zonja Berisha ndalet te cilësitë që, sipas saj, e kanë bërë të fortë këtë marrëdhënie ndër vite, duke veçuar vullnetin dhe memorien e bashkëshortit, por edhe mbështetjen e ndërsjellë në jetën familjare.
Zonja Berisha: Saliu ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Dy gjëra më kanë habitur; vullneti dhe memoria. Këto kanë qenë dy gjërat që gjithmonë më kanë habitur. Në detyrat familjare ne kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Pastaj politika…nuk mund të them se e kam ndihmuar. Kemi qenë mbështetja e njëri-tjetrit. Mbështetja, sinqeriteti, dashuria, respekti, bashkëpunimi, janë shumë elementë që ndikojnë në një martesë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128