Morën peng biznesmenin italian në vilën e tij dhe i grabitën 300 mijë euro, dënohen dy shqiptarët/ EMRAT

17 Prill 2026, 18:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Morën peng biznesmenin italian në vilën e tij dhe i grabitën

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar në Itali për grabitjen e rëndë ndaj një biznesmeni, ndërsa një tjetër shqiptar, i dyshuar si organizatori i bandës, pritet të dalë në gjyq në korrik.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave Klodjan Cesku, 31 vjeç, dhe Arsild Memaj, 21 vjeç, kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me 4 vite e 3 muaj burg, si dhe 1,200 euro gjobë.

Ndërkohë, Marjan Ndrekaj, 44 vjeç, do të përballet me drejtësinë si i dyshuar për drejtimin e grupit kriminal. Gjykata rrëzoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, duke caktuar seancën në muajin korrik.

Të tre akuzohen për grabitje në bashkëpunim me rrethana rënduese.

Ngjarja ndodhi natën mes 7 dhe 8 tetorit 2025 në Trento. Katër persona hynë në vilën e biznesmenit 72-vjeçar, Eugenio Gallizioli, e kërcënuan me armë dhe e mbajtën peng për rreth katër orë.

Sipas hetimeve, viktima refuzoi të tregonte kodin e kasafortës, çka detyroi autorët të përdorin një mjet prerës për ta hapur dhe për të marrë rreth 300 mijë euro.

Lëvizjet e autorëve u zbardhën përmes kamerave të sigurisë dhe përgjimeve, ndërsa tre prej tyre u arrestuan pas disa javësh në zona të ndryshme në Itali. Një person i katërt mbetet ende në kërkim.

Biznesmeni është paraqitur si palë civile dhe ka kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim për dëmet materiale dhe morale.

Po ndodh...