Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, arbitret shqiptare gjykojnë Danimarkë-Itali

17 Prill 2026, 20:47 / SPORT ALFA PRESS

Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, arbitret shqiptare

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për gjyqtarët shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Një skuadër gjyqtaresh nga Shqipëria është caktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen Danimarkë – Itali, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për vajza.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore e këtij takimi, ndërsa asistente do të jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu. Rolin e gjyqtares së katërt do ta mbajë Kejsi Tafili.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në orën 15:00′ në Kopenhagen, duke konfirmuar edhe një herë besimin që institucionet ndërkombëtare të futbollit kanë ndaj arbitrimit shqiptar.

Ky është një tjetër tregues i progresit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve shqiptarë në kompeticionet ndërkombëtare.

Po ndodh...