Deklarata e Dumanit për lidhje të policisë me krimin, Elezi: Alarmante! PD mbështet pa rezerva SPAK!

Anëtari i kryesisë së PD, Myzafer Elezi, në një deklaratë për shtyp u shpreh se “policia është në gjendjen e saj më të keqe se kurrë”.
Ai u ndal në deklaratën e pak ditëve më parë të kreut të SPAK, Altin Dumanit, që foli për mosbesim te puna e policisë, për shkak të lidhjeve të tyre me botën e krimit.
“Megjithatë, problemi më alarmant lidhur me Policinë e Shtetit është deklarata
publike e kreut të SPAK, i cili konstaton lidhje të disa krerëve të saj me krimin e
organizuar. Është një akuzë publike që nuk e bën një forcë politike, që nuk e bën një gazetar apo një OJF, por e bën institucioni më i rëndësishëm i vendit për luftën kundër krimit të organizuar, SPAK.” – u shpreh Elezi.
“Partia Demokratike mbështet pa rezerva SPAK dhe e inkurajon atë në luftën ndaj krimit të organizuar në administratën shtetërore, përfshi edhe krimin brenda strukturave të Policisë.” – përfundoi ai.
DEKLARATA
Të nderuar qytetarë.
Partia Demokratike ndanë shqetësimin e saj me qytetarët e vendit lidhur me gjendjen e sigurisë dhe kriminalitetit të shtuar në vend.
Aktualisht kemi një polici në gjendjen e saj më të keqe se kurrë, me dobësi të mëdha në aspektin e organizimit dhe të funksionimit të saj.
Kemi një polici, e cila si gjithë vendi ynë aktualisht po përjeton sëmundjen e
hemorragjisë.
Janë me mijëra efektivët e larguar, pavarësisht se Ministria e Brendshme nuk jep asnjë shifër në këtë drejtim.
Por, nuk mjafton vetëm ky fakt, i cili cënon praninë e saj në terren duke j’ua lënë kontrollin e territorit vjedhësve dhe bandave të krimit.
Por, aktualisht e riorganizuar ajo paraqitet si një piramidë me kokë poshtë për shkak të fryrjes në ekstrem të nivelit të saj qendror.
Është kjo polici, e cila funksionon në bazë të një ligji të miratuar në vitin 2014.
Këtij ligji, maxhoranca i ka bërë 12 ndërhyrje ligjore duke prekur edhe themelet e tij.
Dhe si të mos mjaftonin këto ndërhyrje klienteliste në këtë organ kaq të
rëndësishëm, lidershipi politik i saj ka nisur konsultimin publik të një projekti të ri të ligjit për Policinë e Shtetit.
Propaganda flet për ndryshime, kurse realiteti flet për paqëndrueshmëri ligjore dhe për pavazhdimësi procedurash.
Këto të fundit ngjallin vetëm konfuzion dhe mungesë efikasiteti.
Megjithatë, problemi më alarmant lidhur me Policinë e Shtetit është deklarata
publike e kreut të SPAK, i cili konstaton lidhje të disa krerëve të saj me krimin e
organizuar.
Është një akuzë publike që nuk e bën një forcë politike, që nuk e bën një gazetar apo një OJF, por e bën institucioni më i rëndësishëm i vendit për luftën kundër krimit të organizuar, SPAK.
Një fakt i tillë përbën një këmbanë të fortë alarmi për publikun, për fëmijët tanë, për të rinjtë që largohen çdo ditë nga vendi, por edhe për partnerët ndërkombëtar që asistojnë e bashkëpunojnë me këtë polici.
Partia Demokratike mbështet pa rezerva SPAK dhe e inkurajon atë në luftën ndaj krimit të organizuar në administratën shtetërore, përfshi edhe krimin brenda strukturave të Policisë.
Ju faleminderit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



